Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?! Fol për misterin e pallatit të Lul Morinës! Nikolla i ndërpret fjalën
Ish kryeministri Berisha kritikoi mënyrën se si po zhvillohet seanca e Parlamentit.
Ai u shpreh se zv.kryeministrja Balluku po mban Parlamentin 20 minuta me mashtrime.
Berisha: Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?
E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. Jep sqarime!
Teksa ish kryeministri fliste, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i hoqi mikrofonin duke thënë se fjala e tij nuk ishte procedurë.
Fraksion.com