AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim: Mbështesim “Ballkanin e Hapur” dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha këtë të enjte për mediat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ballkanin e Hapur dhe të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.

“Mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ne do të vazhdojmë të mbështesim  Ballkanin e Hapur në mënyrë që të jenë konseguente dhe do të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE-ja dhe që janë të hapurs për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.”, tha Ambasadorja amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

SHBA gjithashtu mbështet Ballkanin e Hapur (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 vendet e Ballaknit perëndimor) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin real”, shkroi më parë Yuri Kim.

Kim mori pjesë sot në konferencën ““Marrëdhënia Shqipëri-SHBA”, kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

Fraksion.com