AktualitetBota+Të fundit

Ministrja e Jashtme britanike: Të marrim seriozisht kërcënimet e Putinit

“Është një kërcënim serioz, por është një kërcënim që është bërë më parë”, kështu deklaroi Ministrja e Jashtme britanike, Gillian Keegan lidhur me deklaratat e Presidentit rus Vladimri Putin drejtuar Rusisë ku njoftoi mobilizim të pjesshëm ushtarak të vendit, si dhe gadishmërinë për të përdorur çdo burim që mbron përball asaj që ai e quajti “shantazhi i Perëndimit për përdorimin e armëve atomike”.

Ajo tha se deklarata e tij se do të ketë një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë ruse është një “përshkallëzim shqetësues”, teksa shton se komentet e Putinit duhet të merren “seriozisht” dhe gjithashtu të kërkohet për qetësi përballë kërcënimit të tij në fjalimin për të përdorur armët bërthamore.”Disa nga gjuhët atje ishin mjaft shqetësuese në fund dhe padyshim që ne do të bënim thirrje për qetësi,” tha ajo për Sky News.

“Është diçka që ne duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, e dini, ne nuk jemi në kontroll. Unë nuk jam e sigurt se ai e ka në të vërtetë kontrollin. Dua të them, ky është padyshim një përshkallëzim dhe, natyrisht, për popullin rus tani ata do të rekrutohen në këtë luftë.”

Në Rusi, përgatitjet për mobilizimin e pjesshëm ushtarak do të fillojnë sot, të mërkurën, pasi Putin njoftoi se dekreti është nënshkruar.

 

Fraksion.com