Mediu shkon në SPA: Çështjet
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka shkuar sot në SPAK, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.
Kujtojmë se ish-ministri Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi në gusht kërkesën e ish-Ministrit Fatmir Mediu mbi dosjen “Gërdeci”.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi të mos kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.
Në tetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të hetuar përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.
SPAK pritet të hetojë përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit 2008, ngjarje për të cilën Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre.
Por mësohet se Mediu është thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorisë Enkeleida Milonai e cila ka në hetim dosjen e privatizimit të ish-kompleksit të klubit sportiv ‘Partizani’, që ishte në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes.
Fraksion.com