AktualitetPolitikëTë fundit

“Diskutuam mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri dhe përpjekjet e PD për mbrojtjen e demokracisë”, Berisha zbardh takimin me zyrtarin e KiE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin, Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë dhe Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Berisha bëri me dije se në këtë takim u diskutua mbi situatën dhe zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare për atë që ai e cilësoi mbrojtje të vlerave të demokracisë.

MESAZHI I BERISHËS

Të dashur miq, me deputetin Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë, Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pata një takim të frytshëm. Në takim diskutuam gjerësisht mbi situatën dhe zhvillimet dramatike në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, në mbrojtje të vlerave të demokracisë në kushtet e vendosjes së monizmit të plote, shtetit njëpartiak të Edi Ramës. Diskutimet ishin të hapura dhe kaluan në mirëkuptim të plotë. #sb

 

Fraksion.com