AktualitetPolitikëTë fundit

“Balla bëri kallëzimin”; Ish ministri Mediu thirret në SPAK si deklarues për privatizimin e ish-Kompleksit ‘Partizani’

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka shkuar sot në SPAK.

Mësohet se Mediu është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’. Mediu është thirrur si deklarues për çështjen e privatizimit të godinës, ndërsa akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dhe kërkesën që kreu i SPAK, Arben Kraja i ka dërguar Kuvendit, ku kërkon marrjen në pyetje të Mediut.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla ai që bëri kallëzimin në SPAK për këtë çështje.

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com