AktualitetBota+Të fundit

Uragani Fiona, garda kombëtare evakuon qindra njerëz në Porto Riko

Uragani Fiona po shkakton reshje të mëdha shiu në Porto Riko, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në shumicën e ishullit amerikan. Uragani gjithashtu shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe ujë në pjesën më të madhe të ishullit.

Trupat e Gardës Kombëtare kanë shpëtuar qindra njerëz të bllokuar. Guvernatori i Porto Rikos, Pedor Pierluisi paralajmëroi se mund të duhen disa ditë për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Autoritetet thanë se dy persona kanë humbur jetën nga uragani Fiona, njëri në Porto Riko dhe tjetri në Republikën Domenikane.

Goditja nga Fiona ishte shkatërruese pasi Porto Riko ende nuk është rikuperuar nga uragani Maria, i cili shkaktoi vdekjen e afro 3000 njerëzve dhe shkatërroi rrjetin elektrik të territorit amerikan në 2017. Pesë vjet më vonë, më shumë se 3000 shtëpi në ishull janë ende të mbuluara me tarpat blu.

 

Fraksion.com