SHBA shkëmbejnë pengjet me të dënuarit taliban
Çmimi është i lartë: Një ndër bosët më të rrezikshëm të drogës në botë është sërish në liri – i kthyer në Afganistan. Në këmbim talibanët liruan një sipërmarrës nga SHBA, që u mbajt për mbi dy vjet peng në Afganistan.
SHBA kanë liruar nga burgu baronin kryesor afgan të drogës Bashir Nursai. Ish-udhëheqësi i milicëve pas lirimit u prit prej talibanëve në kryeqytetin Kabul. Në këmbim talibanët liruan shtetasin e SHBA-së, Mark Frerichs. Sipërmarrësi amerikan dhe një veteran i marinës kishte punuar më shumë se dy dekada si sipërmarës privat civil në Afganistan, përpara se ta rrëmbenin në janar 2020 duke u mbajtur peng nga rrjeti Hassani i lidhur me talibanët.
Bashir Nursai gjatë sundimit të parë të tyre në vitet 1990 i furnizonte me armë talibanët dhe në fillim të viteve 2000 ai u rekrutua si agjent i fshehtë i amerikanëve. Më parë SHBA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kishin marshuar në AFganistan. Më 2005 Nursai u arrestua në SHBA për kontrabandë heroine dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Për FBI në këtë kohë ai ishte një ndër bosët më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm të drogës në botë.
Mijëra luftëtarë talibanë ndërkohë janë të lirë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha: “Sot ne kemi arritur lirimin e Mark Frerichs, dhe ai së shpejti do të kthehet në shtëpi. Bisedimet e sukseshme, që bënë të arrihet lirimi i Markut kërkuan vendime të vështira, që unë i peshova mirë.” Sipas të dhënave të SHBA-së Freichs fluturoi nga Kabuli në Doha. Gjendja e tij shëndetësore është e qendrueshme, u tha.
Shkëmbimi i të burgosurve është ndër më të rëndësishmit të realizuar nën qeverinë Biden. Ky vendim pasoi pesë muaj pas një marrëveshjeje të veçantë me Rusinë, që mundësoi lirimin e veteranit të marinës Trevor Reed. Shkëmbimi u realizua, edhe pse familja e tij dhe të tjerë përkrahës druanin, se tërheqja e trupave ushtarake të SHBA-së nga Afganistani dhe dështimi i qeverisë atje mund ta vështirësonin kthimin e tij dhe mund ta linin në hije një shkëmbim të burgosurish.
Por edhe pas marrëveshjes së paqes më 2020 mes SHBA-së dhe talibanëve në Doha mijëra luftëtarë talibanë dhe mbështetës të tyre u liruan nga burgjet.Edhe për këtë arsye marrëveshja e paqes hasi në kritika të ashpra në Afganistan. Shumë mendojnë, se pikërisht kjo hapi rrugën për fitoren e talibanëve.
Në gusht 2021 – pas tërheqjes kaotike të trupave të NATO-s – militantët islamistë morën sërish pushtetin në Afganistan. Bashir Nursai tha, se pa talibanët lirimi i tij do të kishte qenë “i pamundur”.
Fraksion.com