AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shkon në Shtetet e Bashkuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, ndodhet në Nju Jork nga e hëna 19 shtator, ku do të qëndojë deri të premten 23 shtator 2022 për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ditën e sotme, më 20 shtator, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në hapjen e Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB). Ai do të takohet gjithashtu me disa liderë botërorë dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

Të enjten, më 22 shtator, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në Darkën Transatlantike të organizuar nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Z. Antony J. Blinken.

 

Fraksion.com