AktualitetTë fundit

“Gledis Nano duhet marrë në mbrojtje”, Publikimi i e-maileve të ish kreut të Policisë, eksperti: I është vënë pas grupeve terroriste në Shqipëri!

Eksperti i kriminalistikës, Erion Karamuço ka folur për email-et e publikuara së fundmi që përdoreshin nga ish-kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Në një intervistë për ABC, eksperti i kriminalistikës ka thënë se Gledis Nano ka qenë njeriu që i është vënë nga pas të gjitha grupeve terroriste në Shqipërisë dhe se sipas tij duhet të marrë mbrojtje.

“Ai është një target për shkak se ka qenë drejtor i anti-terrorit. Ka qenë njeriu që i është vënë nga mbrapa të gjitha grupeve terroriste në Shqipëri. Ka informacion për këta. Është ekspozuar për Sirinë, është ekspozuar për Iranin. Ka bërë operacione që shumica e tyre nuk do të dihen, disa kanë qenë shumë të suksesshme që ju kanë bërë shumë dëm atyre. Veçse kanë ndaluar, kanë arrestuar, kanë përndjekur shumë prej tyre me të drejtë nga ana e shtetit tonë me partnerë ndërkombëtarë. Edhe të nxjerrësh informacionet e tij, të dhënat personale të familjarëve të tij, të bankave, numrave dhe gjithçka, do të thotë ta bësh një shënjestër. Ai duhet marrë në mbrojtje”,  ka thënë ndër të tjera eksperti i kriminalistikës.

 

Fraksion.com