Life StyleTë fundit

Në romancë me një avokat italian; Moderatori i zbulon lidhjen Beniada Nishanit: Do ta nxjerr…!

Beniada Nishani është një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo u bë shumë e njohur në pjesëmarrjen e saj në “realityshow”-n, ‘Big Brother Vip Albania’.

Ajo shpeshherë nëpër intervista të ndryshme është ‘ngacmuar’ me pyetjet rreth jetës së saj sentimentale, e cila deri më tani e ka mbajtur private.

Së fundmi, moderatori Edi Manushi ka zbuluar ‘sekretin’ e modeles duke u shprehur se modelja është në një lidhje me një italian.

“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha Manushi.

Por pas këtyre fjalëve, Beniada ka mbetur e habitur duke thënë se ajo për moderatorin është e lidhur në Itali, por vetë nuk ia kishte idenë e emrit të avokatit në fjalë.

“Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”, tha Beniada.

Por Manushi nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigjen e tij duke e ‘kërcënuar’ se do t’i nxirrte të ‘palarat’ e saj.

Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”, tha ai.

 

Fraksion.com