AktualitetPolitikëTë fundit

Financimi rus, Berisha thirrje Bashës: Nga dolën 600 e ca mijë euro? Si shkuan? Si udhëtuan? Dil trego! S’është më Rama që të…

Kreu i PD, Sali Berisha, nga takimi që kishte ma banorët në Pukë, u ndal tek financimi i Partisë Demokratike nga Rusia. Ai i bëri thirrje Lulzim Basësh që të tregojë të vërtetën, duke i kujtuar se tanimë nuk “është më Edi Rama që t’i mbyllë gjërat”.

“Ju diskutuat me të drejtë disa probleme të Partisë Demokratike. PD kaloi një situatë të pashembullt ndonjëherë, por sot është në këmbë, e fuqishme. 7 korriku dëshmoi se ajo është opozitë më e fortë se kurrë.

Unë në mënyrë të përsëritur u kisha thënë se ky ish-kryetar është peng i Edi Ramës. Një nga aktet më të shëmtuara të Edi Ramës ndaj Shqipërisë ishte marrja peng e kryetarit të opozitës dhe defakto lënia e vendit pa opozitë. Por kjo situatë mori fund.

Lidhur me financimin unë ju sqaroj ju. Të gjithë ta dini. Nuk ka një parti politike që të ketë kontribute historike më shumë se Partia Demokratike për lidhjen e Shqipërisë me perëndimin, BE-në dhe SHBA-në, me NATO-n. Nuk ka një parti politike tjetër që të ketë punuar me eficentë dhe me interesin më të madh kundër interesave ruse në rajon. Dëshmia më e kthjellët është TAP-i. Të jeni të sigurtë se Shqipëria në atë projekt të një rëndësie jetike, shumë të madhe energjetike për Europën, qeveria e PD-së ka luajtur një rol parësor.
Rusët dy shekuj kanë punuar kundër nesh dhe ne qëndrojmë në të drejtën tonë, duke mos pranuar kurrë të flirtojmë me ta.

 

 

Del dokumenti. Por kush e mbrojti, çfarë bëri Edi Rama. Në datën 3 mars, Edi Rama shkruan e ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe do të dënohet, kjo punë do të hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për zverku. Absolutisht, do të dalin gjerat. E mori peng për zverku, në një akt të shëmtuar, antidemokratik, anti kombëtar. Çfarë themi ne. Të gjithë demokratët duhet të bashkohen, por ata të cilët patën qoftë edhe mashtrimin më të vogël, tani e kanë të qartë se kush e kishte në dorë Lulzim Bashën dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me të.

Ne sot duhet të bashkohemi dhe atij i themi, i cili e mohoi prap; zotëri nëse e mohon trego një për një se cila është e vërteta. Nga dolën 600 e ca mijë dollarë, si shkuan, si udhëtuan sepse ato janë të gjitha të përshkruara tani. Nuk është më Edi Rama ti mbyllë gjërat, por thuaj dhe sqarohu për veten tëndë. Akti i tij ka qenë 100% personal. Si ka thënë asnjë njeriu, as arkëtarit dhe askujt në PD”, tha Berisha.

 

Fraksion.com