AktualitetTë fundit

Përmbyset kamioni në Librazhd

Aksident në Librazhd. Një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Burime nga vendngjarja informojnë se drejtuesi i mjetit ka manovruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në rrugë, por ka humbur kontrollin e mjetit.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të lehta.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia pasi qarkullimi u bllokuar përkohësisht.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

 

Fraksion.com