Von der Leyen në Kiev: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Kiev vlerësoi përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE.
Zhelenskyj tha, se Ukraina dëshiron të hyjë përpara anëtarësimit të synuar në BE në tregun e brendshëm, që mundëson qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. “Unë jam i sigurt, se kjo do të ndodhë dhe do të jetë një ndër fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”, u shpreh me besim Zhelenskyj.
BE-ja në qershor 2022 zyrtarisht e pranoi Ukrainën në grupin e vendeve kandidate.Bisedimet e mëtejshme mund të fillojnë, vetëm pasi vendi të ketë zbatuar reformat në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal javën e kaluar në Bruksel deklaroi, se vendi i tij deri në fund të vitit do të përmbushë kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
Banka e BE për Investimet i paguan Ukrainës një kredi prej mbi 500 milionë euro
Banka Europiane e Investimeve (EIB) i ka paguar Ukrainës një pjesë të paketës së kredisë miliardëshe. 500 milionë eurot e transhit të parë të paketës kanë mbërritur në vendin e sulmuar nga Rusia, komunikoi Komisioni i BE-së. Me këto para do të riparohen rrugët e urat e dëmtuara si dhe infrastruktua hekurudhore. Edhe sipërmarrjet e rëndësishme shtetërore për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave do të mbështeten.
EIB i ka premtuar Kievit në korrik një kredi prej gjithsej 1,59 miliardë euro, që do të mbështeten me garanci nga buxheti i BE-së. Nga kjo shumë janë parashikuar 1,05 miliardë euro si ndihmë emergjence, për të financuar riparimet – këtu bën pjesë edhe shuma e paguar tani si dhe 540 milionë euro për projektete ekzistuese, që Banka e BE-së i ka mbështetur më parë. Banka e Investimeve i ka paguar më parë Ukrainës edhe kredi emergjence në vlerën mbi 668 milionë euro. Përveç këtyre kredive Ukraina merr edhe para direkt nga BE-ja./dw
Fraksion.com