U bë nënë për herë të parë në moshën 52 vjeç, infermierja nga Prishtina lind vajzën në Maternitetin “Koço Gliozheni”
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një lajm emocionues në rrjete sociale.
Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
“Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë” shkruan Manastirliu.
Nëna tha se pas shumë sfidave, eksperienca në spital ishte shumë e mirë dhe ndihet shumë e lumtur me ndryshimin e ri në jetën e saj.
“Për herë të parë ndihem shumë e lumtur. Pa fjalë për ta përshkruar. Eksperienca ishte shumë e mirë. Jam shumë shumë e kënaqur nga stafi. Ishte një sfidë, por më në fund ia dola!”, u shpreh nëna.
Fraksion.com