AktualitetTë fundit

Sulmi kibernetik, sërish probleme në sistem në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës! Punohet manualisht

Përsëri evidentohen probleme me sistemin prej 40 minutash.

Autoritet po punojnë me procedurë manuale duke regjistruar hyrjet dhe daljet në regjistër me shkrim.

Momentalisht nuk raportohen radhë të gjata në këto pika të kalimit kufitar për shkak të lëvizjeve të ulëta të qytetarëve në këtë vakt.

Nuk dihet ende nëse janë pasojat e sulmit kibernetik apo probleme me sistemin. Po punohet nga teknika për të kthyer sistemin.

Pritja nuk është më shumë e gjatë se 3 minuta për mjet.

 

Fraksion.com