AktualitetPolitikëTë fundit

Sali Berisha: Kur ka ikur nga zyra e PD, Basha ka marrë çdo gjë me vete, edhe hard disqet

Sali Berisha ka bërë me dije se do të merret një vendim për ngritjen e komisionit të auditit për të hetuar akuzat e financimeve ruse në PD kur drejtohej nga Lulzim Basha. Për këtë të fundit u shpreh se kur e la zyrën e kryetarit, mori edhe hard disqet me vete.

“Do të jem i hapur me ju! Kërkesa për një audit, apo vendimi do të merret, është i drejtë. Do ju informoj. Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete, hard disqet, gjithçka. Kjo është e vërteta. Partia duhet ta krijojë atë, detyrimisht. Mbi bazën e hetimit, se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajtur Edi Rama me ndërhyrjen e tij për mbylljen e dosjes. E kam denoncuar këtë, e kam quajtur para jush Lulzim Bashën peng. kjo u faktua. Demokratët që mbështetën Berishën duhet të ndihen krenar me vendimin e tyre historik, Pasi në krye të PD do ishte një kryetar i Basha, se ça drame e madhe do ishte”, tha Berisha.

 

Fraksion.com