AktualitetPolitikëTë fundit

Lobimi rus, Berisha tregon nëse do të përjashtohet Basha nga PD

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka folur sot për financimet ruse në PD dhe nëse do të përjashtohet Basha.

Berisha tha se nëse Basha do të ishte sot në krye të PD-së, do të ishte dramë për partinë dhe demokratët dhe se do bëhet nje audit.

“Vendimi për një audit do të merret dhe është shumë i drejtë. Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete, ka marrë disqet ka marrë çdo gjë.

Një qëndrim të dënushem ka mbajtur Edi Rama me mbylljen e dosjeve. Unë e kam dënoncuar këtë. E kam quajtur qindra herë peng.

Demokratët duhet të ndihen krenarë për këtë. Imagjinoni se ç’drame do ishte sot për PD, nëse Lulzim Basha do ishte sot kryetar”, tha Berisha.

 

Fraksion.com