“Kemi dëgjuar ulërimën…”, flet dëshmitarja për të riun që humbi jetën në ujërat termale të Elbasanit
34-vjeçari i identifikuar si Alban Pashollari humbi jetën ditën e sotme në ujërat termale të Elbasanit, si pasojë e një arresti kardiak.
Një nga dëshmitaret e ngjarjes ka treguar se fillimisht kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë, por nuk kanë zbritur poshtë.
“Kemi hyrë në dhomë e kemi dëgjuar ulërimën. Thonte tjetri ndihmë, ndihmë. Pastaj kemi dal në ballkon, skemi zbrit poshtë. Kemi pritur derisa erdhi ndihma. Na vjen shumë keq”, tha ajo.
34-vjeçari, banues në Tiranë është gjetur pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune.
Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa sipas burimeve i riu frekuentonte ujërat termal së bashku me një shok.
Por teksa qëndronte në llixha, shoku ka vërejtur se Alban Pashallari ishte në gjendje gjumi dhe kërkoi ndihmë më urgjencë. Edhe klientët e hotelit kanë dëgjuar zhurmat e të bërtiturave nga i riu që kërkon ndihmë për shokun e tij. Para grupit hetues ka zbuluar se hëngrën darkë në Tiranë, morën birra dhe u futën në ujë. Por kur shoku nuk iu përgjigj, e zuri paniku dhe nisi të bërtasë derisa njoftoi shërbimet e urgjencës.
Policia njofton se i riu ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital dhe dyshohet se pësoi arrest kardiak.
Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet e kësaj zone, e cila nisi sezonin e llixhave në 1 shtator.
Fraksion.com