Gjonaj takon Hofreiter: Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë
Sekretarja e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste, Etilda Gjonaj zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Komisionit për Evropën të Bundestagut Gjerman, Anton Hofreiter.
Gjonaj shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen e dhënë nga Gjermania për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në proceset integruese.
Në takim u diskutua mbi negociatat e anëtarësimit dhe rolin e Parlamentit në procesin e integrimit.
Hofreiter duke falenderuar për punën e bërë nga Shqipëria në Këshillin e Sigurisë dhe qëndrimin e mbajtur nga Qeveria shqiptare kundër agresionit rus në Ukrainë, theksoi se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë, një partnere e rëndësishme gjeostrategjike.