AktualitetPolitikëTë fundit

Dënohet me një vit burg ish-kandidati për deputet i LSI-së, Etjon Joka

jykata e Posaçme ka dënuar me një vit burg ish-kandidatin për Deputet të LSI-së, Etjon Joka.

Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. GjKKO pranoi kërkesën e SPAK, i cili po ashtu kërkoi 1 vit burg për ish kandidatin e LSI-së.

Gjithashtu me një vit u dënua edhe Elis Babo.

Etjon Joka u filmua teksa jepte para në  këmbim të shtitblerjes së votave gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kujtojmë se pamjet filmike në të cilat shfaqej kandidati i LSI-së i renditur i 22-i në listat e Tiranës, u publikuan një vit më parë nga Top Neës.

Elis Babo është personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë paratë nga Joka.

Ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politikë si Alqi Bllako i arrestuar për inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte në lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundërshtarët e Jokës në zgjedhje.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo  nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.

 

Fraksion.com