Tabaku pas takimit me Kim: Reformim i partive politike dhe qëndrim larg influencave ruse e kineze
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku tema e diskutimit ishte për financimet e partive.
Në takim me Celibashin ishin të pranishëm ish- kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.
Pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, Tabaku sqaroi se në fokus të bisedës ishte reformimi i partive politike dhe qëndrimi larg influencave ruse dhe kineze.
“U diskutua gjerësisht për nevojën e reformimit të partitë politike, për financimin e partive politike jo vetëm si kriter për procesin e integrimit evropian por njëkohësisht si një element shumë i rëndësishëm për të bërë transparencë së pari dhe së dyti për të qenë larg, që nuk duhet të harrojmë sepse ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani”, tha Tabaku pas takimit.
Fraksion.com