AktualitetPolitikëTë fundit

“Sulmet kibernetike të papranueshme”, Borrell komunikon me Ramën: BE qëndron në krah të Shqipërisë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josef Borrell ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të ndodhura ditët e fundit, gjatë një komunikimi me kryeministrin Edi Rama.

Ai shprehet se Bashkimi Evropian do të mbështesë Shqipërinë për rritjen e mbrojtjes kibernetike.

“Fola me kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, tha Borrell.

 

Fraksion.com