Rama: Dy shkolla në Kamzë, ambiente të reja për 891 nxënës
Shkolla “Niko Hoxha” në Valias dhe gjimnazi “Isa Boletini” në Paskuqan ofrojnë këtë vit shkollor ambiente me standarde evropiane për nxënësit dhe mësuesit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto shkolla si ishin dhe si janë transformuar në sajë të rehabilitimit të tyre, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Ja si ishin dhe si janë sot dy shkollat e reja në Kamzë shkolla 9-vjeçare “Niko Hoxha” në Valias, për 370 nxënës dhe gjimnazi “Isa Boletini” në Paskuqan, për 521 nxënës”, tha Rama.
Shkollat e reja, me kushte dinjitoze dhe infrastrukturë bashkëkohore janë kthyer tashmë në realitetin më të ri në shumë prej zonave, ku tërmeti shkaktoi dëme të rënda, falë Programit të Rindërtimit. Këto shkolla plotësojnë të gjitha standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë e deri tek terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që mund të përdoren dhe nga komuniteti.
Fraksion.com