AktualitetBota+Të fundit

Përdorin mafian shqiptare të pastruar parë, historiku i kartelit Sinaloa, grupi më famkeq në botë për trafikun e drogës

Karteli Sinaloa konsiderohet gjerësisht si organizata më e fuqishme e trafikut të drogës në botë, ndoshta edhe më me ndikim, që ia ka kaluar edhe kartelit famëkeq Medellín të Kolumbisë gjatë kulmit të tij. Brenda Meksikës, karteli operon kryesisht në “Trekëndëshin e Artë”: shtetet Sinaloa, Durango dhe Chihuahua. Rajoni është një prodhues i madh i opiumit dhe marihuanës meksikane .

Pas rimarrjes në vitin 2016 të liderit të tij të mëparshëm, Joaquín “El Chapo” Guzmán , karteli tani drejtohet nga Ismael “El Mayo” Zambada García dhe djemtë e Guzman.  Karteli është importuesi më i rëndësishëm i drogave dhe substancave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së , Karteli Sinaloa ishte përgjegjës për importimin në Shtetet e Bashkuara dhe shpërndarjen e afro 180 tonëve kokaine dhe sasive të mëdha heroine nga vitet 1990 dhe 2008.  Ai gjithashtu operon tregjet kryesore të metamfetaminës në qytete në të gjithë SHBA-në.

Kujtojmë se media spanjolle ka bërë një shkrim ku thotë se karteli më famkeq në botë për trafikun e drogës, ‘Sinaloa’ është i lidhur me mafian shqiptare për pastrimin e parave të pista. Në shkrim thuhet se kjo organizatë kriminale ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri që e konsideron si “vend me ekonomi dhe ligje të dobëta”, teksa përmend me emër dhe mbiemër vëllezërit shqiptar Hysa që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me drejtuesin e ‘Sinaloa’, Zambada García, i njohur si ‘El Mayo’.

Shkrimi vijon më tej duke thënë se vëllezërit zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, teksa theksojnë se ato investojnë në Shqipëri kryesish në turizëm dhe në aktivitetet e lojërave të fatit.

 

Fraksion.com