AktualitetPolitikëTë fundit

“PD 500 mijë dollarë nga Rusia”, Majko: I respektoj shumë këta që kanë mjekër. Basha të shkojë në SHBA…

Janë zhvilluar debate në kuvend për akuzën se PD-ja ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia.

“Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane, nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, po Beqes suaj, dhe ky nuk është jë faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane”, tha Majko.

“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prap të dentisti”, tha Alibeaj.

“I respektoj shumë këta që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua si të jetë kështu, siç thonë këta, por po e përsëris dhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe midis vedit, është një akuzë e cila dje është ripërsëritur, unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos ketë këtë akuzë”, tha Majko.

 

Fraksion.com