Nostradamus parashikoi se “vdekja e Mbretëreshës do t’i jepte fund familjes mbretërore”
Astrologu legjendar Nostradamus dikur bëri një parashikim ogurzi për të ardhmen e familjes mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës.
Parashikimi është rishfaqur më pak se 24 orë pas vdekjes së trishtë të Madhërisë së Saj që u njoftua nga Buckingham Palace, në moshën 96-vjeçare.
Mbretëresha Elizabetha II ndërroi jetë me 8 shtator dhe menjëherë pas saj fronin e ka marrë djali i saj Charles, i cili do të njiheti si Mbreti Charles III.
Në veprat e shkruara të Nostradamusit, Shekulli 8 Quatrain 97, ai foli për ndryshimin e “fuqive të mëdha” dhe “Mbretërisë që nuk rritet më”.
Një postim i shpërndarë në forumin konspirativ Above Top Secret kohët e fundit thoshte: “Në fund të luftës fuqitë e mëdha ndryshojnë”.
“Afër bregut lindin tre fëmijë të bukur (Princi William, Princi Henry dhe Princesha Beatrice)”.
Postimi shtoi: “Princi William lindi në fakt shtatë ditë pas përfundimit të luftës së Falklands. Kjo parashikon fundin e monarkisë britanike dhe fillimin e një republike britanike që do të ndodhë shumë shpejt”.
Nostradamus, emri i plotë i të cilit ishte Michel de Nostredame, ishte një astrolog francez në shekullin e 16-të.
Ai është i famshëm për profecitë e tij, duke parashikuar gjoja ngjarjet e së ardhmes, dhe ndjekësit e tij besojnë se ai parashikoi saktë ngritjen e Adolf Hitlerit, shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe Zjarrin e Madh të Londrës në 1666.
Gjithashtu besohet se ai parashikoi bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945, kur shkroi: “Brenda dy qyteteve do të ketë plagë të tilla si të cilat nuk janë parë kurrë”.
Megjithatë, jo shumë gjëra të tjera janë vërtetuar të jenë diku afërsisht të sakta, dhe skeptikët besojnë se pasazhet e shkruara të fshehta të figurës legjendare janë shumë të paqarta për t’u konsideruar rrëfime të vërteta të asaj që do të ndodhë në të ardhmen.
Brian Dunning, një shkrimtar shkencor dhe krijues i Podcast-it Skeptoid, tha: “Shkrimet e Nostradamusit shfrytëzohen në një sërë mënyrash të gabuara.
Fraksion.com