Mbreti Charles i mohon titullin mbretëror fëmijëve të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, ja arsyeja
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth solli ndryshime të mëdha në linjën e pasardhësve mbretërorë.
Duke qenë se Princ Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga të drejtat mbretërore duke u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përfol gjatë mbi titujt që do të marrin fëmijët e tyre.
Sipas një dekreti të vitit 1917 nga Mbreti George V, Archie dhe Lilibet teknikisht morën titullin “princ” dhe “princeshë”. Kjo pasi ato janë nipër të monarkut aktual në fronin e familjes mbretërore britanike.
Deri këtu mirë! Mirëpo, ndonëse Mbreti Charles III është gjyshi i fëmijëve të Princ Harryt, të vegjlit sërish nuk do të munden të marrin titullin HRH.
Kjo situatë duket se i ka shqetësuar shumë Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, të cilët janë shfaqur të frustruar ndaj Mbretit Charles.
Sipas një burimi për “The Sun”, Meghan Markle dhe Princ Harry janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre tani që kanë titullin “princ” dhe “princeshë”.
Mirëpo asgjë nuk mund të bëhet. Marrëveshja qëndron marrëveshje. Archie dhe Lilibet nuk mund të marrin titullin HRH, pasi prindërit e tyre nuk gëzojnë detyra mbretërore.
Kujtojmë që Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta javën e kaluar më 8 shtator, duke bërë që si pasardhës i saj në fron të kalonte Charles III.
Fraksion.com