Life StyleTë fundit

Ja si ndikon koha e ngrënies në shëndetin mendor të njerëzve

Një studim i ri ka zbuluar se koha e ngrënies së ushqimit, mund të ndikojë mbi shëndetin mendor të njerëzve, përfshirë nivelet e humorit të lidhura me depresionin dhe ankthin. Ekspertët nga Brigham and Womens Hospitalkryen një studim që simulonte punën gjatënatës, dhe më pas testoi efektet e të ngrënit gjatë ditës dhe natës, përkundrejt ngrënies vetëm gjatë ditës.

Ekipi zbuloi se midis pjesëmarrësve në grupin që hante ditën dhe natën, nivelet e humorit të ngjashëm me gjendjen depresive u rritën me 26 për qind, ndërsa nivelet e humorit të ngjashme me ankthin 16 për qind. Pjesëmarrësit në grupin e atyre që hanin vetëm gjatë ditës nuk e përjetuan këtë rritje, gjë që sugjeron se koha e ngrënies mund të ndikojë shumë nëluhatjen e humorit tek njerëzit.

Rezultatet e studimit u publikuan në Proceedings of the National Academy of Sciences.

“Të dhënat tona ofrojnë prova në lidhje me kohën e ngrënies së ushqimit, si një strategji e re për të minimizuar potencialisht luhatjen e humorit tek individët që përjetojnë mospërputhje qarkore, siç janë njerëzit që punojnë në turnin e natës, që përjetojnë vonesa në udhëtimin me avion apo që vuajnë nga çrregullime të ritmit cirkadian“- deklaroi njëri nga ekspertëFrenkShirDrejtor i Programit të Kronobiologjisë Mjekësore në Divizionin e Gjumit dhe Çrregullimeve Cirkadiane në Brigham and Womens Hospital.

Punëtorët me turne, përbëjnë deri në 20 për qind të fuqisë punëtore në shoqëritë industriale,dhe janë direkt përgjegjës për shumë shërbime spitalore, punët në fabrika dhe shërbimet etjera thelbësore. Atpërjetojnë shpesh një mospërputhje midis orës së tyre qendrore cirkadiane në tru dhe sjelljeve të përditshme, si ciklet e gjumit/zgjimit dhe agjërimit/ngrënies. Ata janë gjithashtu 2540 për qind më të rrezikuar të preken nga depresioni dhe ankthi. Për të kryer studimin, Shir dhe kolegët rekrutuan 19 vullnetarë (12 burra dhe 7 gra) për studimin e tyre. Pjesëmarrësit u detyruan të qëndronin për ditë 28-orëshe nën një mjedis të ndriçuar nga një dritë e zbehtë.

“Ditën e katërt, ciklet e tyre të sjelljes u përmbysën me 12 orë, duke simuluar punën e natës dhe duke shkaktuar mospërputhje në ritmet cirkadiane. Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në njërin nga dy grupet:Grupi i Kontrollit i Vakteve të Ditës dhe Natës, që konsumonte ushqim sipas një cikli 28-orësh (pra ngrënie gjatë natës dhe ditës, gjë që është tipike për punëtorët qëturnit të natës) dhe Grupi i Ndërhyrjes vetëm për Vaktet Ditore, që konsumonte vakte në një cikël 24-orësh (pra duke ngrënë vetëm gjatë ditës).

Ekipi vlerësoi çdo orë nivelet e humorit të ngjashëm me depresionin dhe ankthin. Ai zbuloi se koha e vaktit ndikonte ndjeshëm në nivelet e humorit të pjesëmarrësve. Gjatë ndërrimit të simuluar të turneve (dita 4), ata që ishin në Grupin e Kontrollit të Vakteve të Ditës dhe Natës,kishin nivele të humorit të ngjashëm me depresionin dhe ankthin, krahasuar me ditëe parë.

Ndërkohë ata në grupin e dytë nuk treguan asnjë ndryshim në humorin e tyre. Gjithsesi,kërkohen studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ndryshimet në kohën e ngrënies, mund të ndihmojnë ata që përjetojnë çrregullime depresive dhe të ankthit.

 

Fraksion.com