“Financimet e fshehta politike ruse, kërcënim serioz”, Ambasadorja Kim pas takimit në KQZ: Të rritet transparenca në financimin e fushatave
Këtë të enjte ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike.
Në një reagim në Facebook, ambasadorja Kim bën thirrje që të thirrje që të rritet transparenca e financimit të fushatave.
REAGIMI:
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.
Fraksion.com