AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Përfitues përfundimtar i Portit të Durrësit, dikush i afërt i Vuçiçit

Kreu i PD, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritika për kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Berisha theksoi se lumenjtë e drogës po e rrënojnë vendin,  ndërsa i bëri kërkesë KE që të zhvillojë një hetim ndërkombëtar për aferat sepse vetëm kështu do të ndihmonte shqiptarët.

“Punësimi u rrit vetëm 0.5 %. Çfarë janë kullat sot, janë mullarë gjigandë të drogës të Edi Ramës, KE të hetojë në të gjitha anët sepse Tirana gumëzhin. Siç thotë edhe populli ku ka zë nuk është pa gjë. Një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë e madhe për shqiptarët. Njerëzisht kërkoj të kushtëzohet çdo qindarkë për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë nga një klikë që po  vjedh me çdo vendim”, tha Berisha, duke shtuar: I bëj thirrje KE-së të mbajë qendrimin më të rreptë, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e portit të Durrësit, që së fundi del se përfitues përfundimtar është dikush i afërt i Vuçiçit. Porti i Durrësit është shpallur nga sekretariati i transportit të BE si port strategjik. Rama me ministrat duan të ndërtojnë Dubain e tyre, pa garë, pa konsultë.”, tha Berisha.

 

Fraksion.com