AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë në Sovjan/ Furgoni përplaset me makinën, tre të plagosur, mes tyre fëmijë

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ka ndodhur para pak çastesh në Sovjan të Korçës.

Mësohet se në aksidenti ndodhi pasi mjeti tip furgon me drejtues B. H., u përplas me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke, me drejtues A. M.

Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”.

 

Fraksion.com