“Moska i dha 500 mijë $ përmes kompanive fantazëm”; Basha pas shkrimit të VOA: Kërkuam hetim, drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim
Ish-kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shkrimit të Zërit të Amerikës ku citohet një kabllogram i Departamentit të Drejtësisë dhe inteligjencës amerikane se Rusia ka financuar rreth gjysmë milioni USD PD në Shqipëri përmes kompanive fantazëm.
Reagimi i Lulzim Bashës:
Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.
Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.
Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.
Fraksion.com