“Vdekjet misterioze”, aleati tjetër i Putinit gjendet i pajetë, mori pjesë në Forumin e organizuar nga Presidenti
Një ekzekutiv i nivelit të lartë në sektorin energjetik të Rusisë ka ndërruar jetë pasi u tha se ra nga një varkë gjatë fundjavës, duke u bërë kështu ndërmjetësi i fundit rus që humbi jetën në rrethana misterioze.
Ivan Pechorin, 39 vjeç, drejtor menaxhues i Korporatës së Zhvillimit të Lindjes së Largët dhe Arktikut (ERDC), po lundronte në brigjet e ishullit Russky në Detin e Japonisë të shtunën kur ra në det nga anija.
Trupi i tij u gjet të hënën pas një kërkimi të zgjatur të autoriteteve. Vetëm pak ditë më parë, Pechorin kishte marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor, i cili u organizua nga Presidenti Vladimir Putin në Valdivostok.
“Vdekja e Ivanit është një humbje e pariparueshme për miqtë dhe kolegët, një humbje e madhe për korporatën”, tha ERDC në një deklaratë.
Vdekja e Pechorin vjen tetë muaj pasi ish-shefi i tij, Igor Nosov, vdiq nga një goditje në tru në moshën 43-vjeçare.
Ka pasur një sërë vdekjesh që përfshijnë biznesmenë kryesorë që kanë lidhje me Kremlinin që nga fillimi i vitit, vdekje të cilat janë klasifikuar ose si vetëvrasje ose si aksidente.
Më 1 shtator, Ravil Maganov, 67 vjeç, nënkryetar i kompanisë ruse të naftës Lukoil, vdiq pasi dyshohet se ra nga dritarja e të njëjtin spital në Moskë, ku Putini do të vinte më vonë për t’i bërë nderimet e fundit ish-udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev.
Fraksion.com