Sulmi në sistemin TIMS, Blinken bisedë telefonike me Ramën: Bashkëpunim për sigurinë
Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka biseduar me kryeministrin Edi Rama pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS të Shqipërisë.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price i cili publikoi detaje nga kjo bisedë mes Blinken dhe Ramës.
Blinken dënoi sulmin dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.
Ai theksoi në bisedë me Ramën, rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.
“Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, deklaroi Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.
Fraksion.com