AktualitetPolitikëTë fundit

Meta thirrje qytetarëve, pak orë para protestës: Bashkohemi te inceneratori i Tiranës, Rama është koka e kësaj afere

Kryetari i Partisë së Lirisë i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen sot te inceneratori i Tiranës për të protestës kundër aferës për të cilën tha se në krye të saj qëndron kryeministri Rama.

Ilir Meta: Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit të cilët janë të parët që lidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron dhjetëra mijëra euro për persona në kërkim, të cilët mbrohen nga koka e kësaj aferee që është kryeministri aktual Edi Rama.

Dëshiroj të ftoj të gjithë qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji për ti thënë mjaft kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë të jetë në botë ndër të parët për nivelin e korrupsionit.

Të bëhemi të gjithë bashkë sot në mënyrë që të mos vajtojmë vitin e ardhëm statistikat e tjera kur të filloj shkolla me rënien drastike të fëmijëve të regjistrohen në shkolla apo shkollave që mbyllen. i ftoj të gjithë sot të jenë atje për të parë më sytë e tyre këtë skenë krimi, të vënë gishtin mbi faktet, që drejtësia nuk i shikon se partia në pushtet e ka zënë për fyti.

 

Fraksion.com