Aksident tragjik në Korçë: Cilët janë dy personat që ndërruan jetë (Pamjet)
Një aksident i rëndë ka nodhur në afërsi të fshatit Zëmblak në Korçë.
Mësohet se një zetor është përplasur me një motor dhe kanë ndërruar jetë dy persona.
Kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Arjan Xhuti dhe një grua që ishte në zetor e identifikuar si Hatixhe Kulla.
Policia shkoi në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
“Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.
Fraksion.com