AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz!

Ndonëse është tërhequr nga politika aktive, Gramoz Ruçi vijon që të jetë jo vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i ngushtë për socialistët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar këtë të dielë në rrjetet sociale një foto me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PS Gramoz Ruçi, me diçiturën: “Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz”.

Nga lagjja e re në Zall Herr dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat për kryebashkiakun Erion Veliaj duke u shprehur se duhet t’i varim hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë.

“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata (opozita), Lali këtu është edhe duke ardhur vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e kanë kuptuar  se si t’i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh. Dhe prandaj është gjithmonë shumë më i buzëqeshur se unë, se unë s’e kam gjetur akoma këtë si bëhet”, tha Rama.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht fjalëve që thuhen, Bashkia Tiranë dhe Qeveria shqiptare do të vijojnë punët për ta bërë Tiranën një “Zonjë” dhe Shqipërinë moderne.

 

Fraksion.com