“Si u prit Meghan Markle nga britanikët?”, Video: Momenti kur qytetarja refuzon t’i japë dorën (Pamjet)
Vllezërit William e Harry u panë bashkë me bashkëshortet e tyre përkatësisht Kate dhe Meghan, pas shumë kohësh në publik.
Të veshur me të zeza, ata kanë përshëndetur turmat e mbledhura jashtë Kështjellës Windsor, pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II.
Një ndër momentet pikante ishte kur të katërt po përshëndesnin takoheshin britanikët, ndërsa njëra prej qytetareve refuzoi t’i jepte dorën Meghan Markle, Dukeshës së Sussex.
Fillimisht dukesha i dha dorën një vajze në turmë, ndërsa e reja më pas i tha: “A mund të të përqafoj?” dhe Meghan u pa duke tundur kokën, përpara se të përkulej dhe ta përqafonte. Momenti prekës u filmua nga anëtarët e tjerë në turmë.
Por gruaja ngjitur me të nuk pranoi t’i jepte dorën, ndërsa dukesha vijoi përshëndetjen me persona të tjerë.
Ribashkimi mes William, Kate, Harry dhe Meghan mund të quhet prekës, pasi marrëdhëniet janë tensionuar midis Dukës e Dukeshës së Sussex dhe anëtarëve të familjes mbretërore vitet e fundit.
Përpara vdekjes së mbretëreshës, e cila ndodhi ndërsa Harry dhe Meghan ishin në Mbretërinë e Bashkuar për një event bamirësie, çifti ishte për herë të fundit në vend në qershor në festimin e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, por nuk kishte asnjë dalje publike mes çiftit dhe William e Kate e pjesës tjetër të anëtarëve të ngushtë të familjes.
Megjithatë, ata u takuan në mënyrë private me Mbretin Karl i Tretë me mbesën e tij Lilibet për herë të parë, gjë që i dha atij mundësinë të shihte nipin e tij 3-vjeçar Archie.
“Ishte një vizitë fantastike. Princi ishte i kënaqur që pa nipin e tij dhe takoi mbesën e tij për herë të parë”, tha një burim mbretëror në atë kohë.
Mbreti Karl i Tretë pranoi gjithashtu djalin e tij më të vogël, Dukën e Sussex, i cili tani është i pesti në radhën e fronit. Fëmijët e Harryt me Meghan, Archie dhe Lilibet, tani janë përkatësisht të gjashtët dhe të shtatët në radhë.
Mes tragjedisë personale familjare të enjten, kur Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare, një dramë tjetër po ndodhte që përfshinte Dukën dhe Dukeshën e Sussex.
Me gjithë inatin e viteve të fundit, askush nuk mund ta ndalonte të vajtonte gjyshen e tij me të cilën kishte pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngrohtë.
Sipas The Sun, Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij i cili i kërkoi që të mos e sillte Meghanin.
“Charles i tha Harrit se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim për gazetën.
“Iu vu në dukje se Kate nuk do të shkonte dhe se numrat duhet të kufizoheshin me të vërtetë në familjen më të ngushtë.”
Mbreti Karli i Tretë e bëri të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.
Ndërkohë The Telegraph raportoi se Harry nuk u thirr fillimisht kur anëtarët e familjes mbretërore shkuan në Balmoral, siç ishte vëllai i tij Princi William, për arsye kushtetuese.
William dhe Kate janë zhvendosur vetëm kohët e fundit në Windsor, me fëmijët e tyre Princin George, 9 vjeç, Princeshën Charlotte, 7 vjeç dhe me Princin Louis, 4 vjeç.
Kurse Duka dhe Dukesha e Sussex jetojnë në SHBA, pasi u larguan nga Mbretëria e Bashkuar në mars të vitit 2020.
Fraksion.com