AktualitetPolitikëTë fundit

“Irani sulm kibernetik ndaj Shqipërisë”; Bajram Begaj: Siguria prioriteti ynë kryesor! Të forcojmë lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik në Shqipëri teksa ka përcjellë një mesazh përkujtimor në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Begaj shprehet se sulmet kibernetike sjellin në vëmendje se siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor. Ai shton se duhet të fokusohemi te ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve tona ndërkohë që forcojmë lidhjet me partnerët.

“Sot kujtojmë me dhimbje dhe respekt të gjithë ata që humbën dhe sakrifikuan jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit kundër SHBA dhe demokracisë, sulme të cilat e ndryshuan botën dhe perceptimin për sigurinë përgjithmonë.

Sulmet kibernetike të kohëve të fundit në infrastrukturën tonë virtuale sjellin në vëmendje që siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor. Ne duhet të fokusohemi tek ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve tona ndërkohë që forcojmë lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe qytetarëve.

Fuqizimi, bashkëpunimi dhe efektiviteti i institucioneve për të reaguar shpejt dhe në kohë përbëjnë çelsin e suksesit për të ruajtur të pacënuar sigurinë kombëtare”, shkruan Presidenti Begaj.

 

Fraksion.com