AktualitetBota+Të fundit

Video: Po firmoste dokumentet, por nuk kishte mjaftueshëm hapësirë, Mbreti Charles III irritohet me stafin! Kërkon t’ja largojnë kutinë e stilolapsit

Charles III u shpall ditën e sotme Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, një moment historik, por teksa ishte duke nënëshkruar disa dokumente një veprim i tij tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Ai u shfaq i irrituar për shkak se nuk kishte mjaftueshëm hapësirë në tyrëzë, teksa i shqetësuar i këkon stafit menjëherë që të largojë kutinë e stilolapsit.

Menjëherë kanë ndërhyrë nga stafi dhe kanë hequr kutinë e stilolapsit duke i krijuar më shumë hapësirë në tavolinë, për të mos e penguar gjatë firmosjes së dokumenteve.

Kompleti i stilolapsit që ai përdori për të nënshkruar dokumentin e rëndësishëm ishte një dhuratë nga djemtë e tij, princat Harry dhe William.

 

Fraksion.com