Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth, mbreti i ri Charles: Trishtim i madh! Humbja e saj do të ndihet në mbarë botën
Një deklaratë sapo është lëshuar nga Familja Mbretërore në emër të Charles, Mbretit të ri që do të pasojë fronin e Elisabeth II.
Mbreti Charles shprehet se vdekja e nënës së tij është një moment trishtimi për të, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë botën.
“Vdekja e Nënës sime të dashur, Mbretëreshës, është një moment i trishtë shumë i madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime.Vajtojmë thellësisht vdekjen e një sovrani të dashur dhe një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commoneealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën”, ishte deklarata e mbretit.
Princi i Uellsit i cili është djali më i madh i Mbretëreshës qëndron i i pari në radhën e fronit, që do të kurorëzohet mbret me ndarjen nga jeta të monarkes.
Mbretëresha Elizabeth II, 96 vjeç dha frymën e fundit në pallatin Balmoral, një nga më preferuarit e saj, dhe vendet ku ajo kishte qëndruar më shumë veçanërisht tre vitet e fundit.
Familja e saj u gjend pranë saj menjëherë, qëkur pallati Bakingam në një deklaratë të pazakontë lajmëroi se shëndeti i saj nuk ishte i mirë dhe duhej të mbikëqyrej vazhdimisht nga mjekët.
Fraksion.com