AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Rutina e e përditshme e Mark Zuckerberg. Si ia doli për të qenë i suksesshëm me ‘Meta’

Të rinjtë shpesh shikojnë nga emrat më të mëdhenj të botës në biznes dhe argëtim për të mësuar mbi zakonet e tyre dhe se si ato ia kanë dalë të jenë kaq të suksesshëm. Mark Zuckerberg është një nga këto personazhe që nuk ka humbur kohë, siç ka treguar në intervista për stilin e jetës së tij.

Në momentin që zgjohet në orën 8 të mëngjesit, Zuckerberg kontrollon telefonin e tij për mesazhe në Facebook, Facebook Messenger dhe WhatsApp. Është një zakon larg asaj që rekomandojnë disa specialistë, por në rastin e bashkëthemeluesit të kompanisë tashmë të njohur si ‘Meta’, bëhet pjesë thelbësore e të ecurit në një hap me përgjegjësitë që mbulon pozicioni i tij.

Marrja dhe leximi i të gjitha përditësimeve zakonisht zgjat disa minuta, megjithëse kjo varet nga të gjitha ngjarjet që ndodhin në botë. Më pas, Zuckerberg shpesh bën vrap ose stërvitet në palestër. Biznesmeni ka vënë në pah disa herë rëndësinë e aktivitetit fizik në jetën e tij, duke u shprehur se zakonisht e bën të paktën tri herë në javë.

Në fund të ushtrimeve, manjati amerikan preferon të hajë mëngjes pa marrë shumë kohë. Është i njëjti arsyetim që ai përdor në veshjen e tij, e cila zakonisht është një bluzë gri, xhinse dhe atlete. Ashtu si idhulli i tij, Steve Jobs, Zuckerberg vesh të njëjtin lloj rrobash çdo ditë për të qenë sa më efektiv.

Rutina e punës e Zuckerberg e sheh atë të punojë 50 deri në 60 orë në javë, por ka thënë se gjithmonë mendon se çfarë mund të jetë e dobishme për kompaninë. Koha gjatë së cilës ai nuk punon shpenzohet gjithashtu për detyra kultivuese të mendjes, si për shembull të mësuarit e aftësive të reja (një gjuhë të re, për shembull, si Mandarin) dhe leximi i librave.

Është një rutinë që mund të ndryshojë kur udhëton, siç bën shpesh Zuckerberg për të takuar manjatë dhe personazhe të tjerë publikë. Gjithsesi, gjithmonë gjen kohë për të kaluar me familjen e tij: gruan Priscilla Chan dhe dy vajzat e tyre, të cilat zakonisht i dërgon për të fjetur duke iu recituar lutjet çifute.

Fraksion.com