Kriza energjitike, Rama: Riindeksim brenda të njëjtit vit, shkon në 9.5% rritja e pensioneve
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë prezantimit të paketës antikrizë se, pensionet do të rindeksohen sërish me 6%, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor.
Sipas Ramës, “paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në një dy apo tre muaj”.
“Që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të pa parashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë është që tu japim njerëzve tanimë një mbështetje afatmesme të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh ku ndërhyrjet janë aty për të qëndruar”, tha Kryeministri.
“Për shembull për pensionet indeksohen zakonisht 1 herë në vit në prill dhe janë indeksuar këtë vit pikërisht në muajin prill, duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit, por për herë të parë do të riindeksohen do të kemi një riindeksim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm, por shkon në 9.% si indeksim tërësor i këtij viti”, tha Rama.
Fraksion.com