“Kodra pas bregut”, në Kuvend; Tabaku: S’jeni as mish as peshk, Rama do të justifikojë veprimet e tij! Xhaçka: Keqardhje për fjalorin tuaj
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka komentuar për aktin normativ për vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet publike duke thënë se parlamenti trajtohet si noter pasi Rama e ngriti flamurin me 20 korrik dhe sipas saj kërkon të justifikojë veprimin e tij. Në fjalën e saj në Kuvend, Jorida Tabaku u shpreh se nuk dihet cilat janë institucionet që po merren me integrimin duke thënë se “nuk janë as mish as peshk”. Nuk vonoi replika nga Xhacka, e cila i tha se duhet të përmbahet dhe të mos bëjë diskutime kodra pas bregut se të gjithë e dinë kush nuk është as mish, as peshk.
Jorida Tabaku: Unë ndjej keqardhje, jo se nuk do parlamenti se përpiqet të përdorë çdo instrument që ka në dorë por për të marrë masa reale. Është fatkeqësi që ne nuk kemi pasur një Ministri Integrimi. U përpoqa të lexoja se si janë ndarë, as mish as peshk dhe sot mblidhemi për të diskutuar për flamurin. Vlerat e BE i respektojmë duke respektuar qytetarët që po largohen nga Shqipëria. Besoj që e gjithë opozita do të mbështesë këtë akt normativ se nuk ka asgjë të keqe por ndjej keqardhje që parlamenti trajtohet si noter ku kryeministri më 20 korrik ngre flamurin, më pas ngre aktin normativ për të justifikuar veprimin e tij.
Po për çfarë jemi ne këtu? Për çfarë e ngremë kartonin? Shpresoj që muaji i fundit të ketë qenë reflektim për qeverinë shqiptare. Ne duhet të heqim dorë nga protagonizmi i tepërt dhe mania për të qenë i pari kudo. Sot qeveria nuk e ka kuptuar ende që ka ndryshuar metodologjia. Procesi i integrimit ky është, i ndryshimit, së pari të administratës dhe më pas të qytetarëve. Nuk ka qenë ndonjë struktura kaq e shpërndarë në një moment kaq të rëndësishëm sa ndodhet Shqipëria. Procesi i integrimit europian na bashkon. Unë e gjykoj ta shohim me përulësi, të angazhohet parlamenti dhe të shohim çfarë të bëjmë për procesin e integrimit. Të gjithë dje, pavarësisht kahut e dënuan sulmin kibernetik për Shqipërinë. Unë përshëndes mbështetjen e SHBA por edhe të gjitha masat që u morën dje ndaj Shqipërisë, por shpresoj që milionat e tenderave të kishin shërbyer për të mos arritur në këtë nivel. Të nisim diskutim për masat që po merr qeveria për sulmet e tjera kibernetike. Me notën pozitive të mbështetjes për proceset e rëndësishme dhe kërkesës për ta bërë debat të hapur që dhe qytetarët”.
Olta Xhaçka: E dëgjova me shumë keqardhje parafolësen që edhe për një xhest simbolik dhe kaq kuptim plotë që është ai i vendosjes së flamurit të BE-së krahas atij të Shqipërisë, në një moment kaq të rëndëisshëm për atë që po ndodh, më vjen keq për fjalorin e përdorur, për terminologjinë e përdorur, për konceptet shumë të gabuara që ka zonja. Flasim për si i respektojmë ne dhe ju vlerat europiane. Më kujtohet kur ju keni qenë në qeveri dhe në mbledhjet tuaja të qeverisë, krahas flamurit shqiptar ishte ai i BE-së dhe ai i NATO-s, dhe në atë kohë ne nuk ishim vend kandidat. Ndërkohë që ne edhe pse u bëmë vend kandidat pritëm hapjen e negociatave për të bërë një aks simbolik
Ju thatë që ne nuk jemi as mish as peshk. Edhe ky është diskutim shumë i gjatë. Se kush nuk është as mish as peshk e dinë të gjithë shqiptarët, më shumë se ju nuk ka. Më vjen keq që ju si kryetare e komisionit të integrimit europian që janë sot për të negociuar me BE-në, ndërkohë që ata i njohin shumë mirë kush janë dhe janë shumë të kënaqur me to dhe janë duke negociuar. Do tju thosha të përmbaheshit me këto diskutimet as mish as peshk, nga këto diskutime kodra pas bregu në një moment kaq të rëndësishëm kur të paktën kjo temë dhe të paktën ky akt normativ me këtë xhest simbolik nuk duhet të bëhej pjesë e debatit politik për të fituar ju pikë politike.
Fraksion.com