Irani: Pretendimet të pabaza, vendimi i pamenduar
Ndërsa në Tiranë, në mbrëmjen e djeshme personeli i ambasadës iraniane në Tiranë po përgatitej për të lënë godinën, në bazë të vendimit të marrë nga qeveria shqiptare, ministria e Jashtme e Iranit i konsideroi “pretendime të pabaza” akuzat e autoriteteve shqiptare, dhe një “veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Në deklaratën e ministrisë së Jashtme iraniane pretendohet se “vende të treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë”, ndërsa shtohet me tej se sipas saj, deklaratat e shpejta të SHBA-ve dhe Izraelit në mbështetje të vendimit të Shqipërisë deklaratat “tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit”./voa
Fraksion.com