AktualitetPolitikëTë fundit

Ibrahimaj-Tabakut: Ju nuk dini as të lexoni as të dëgjoni

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në lidhje me akuzat e kësaj të fundit ndaj qeverisë për paketën e dytë të rezistencës sociale.

“Këtë refren akuzash do të dëgjojmë sa kohë që ju nuk dini as të lexoni as të dëgjoni. Flisni për shifra mbështetëse që nuk e di se ku I gjeni, por shifra është 43 mlrd lekë deri tani.

Do ta shihini që me paketën që kemi marrë është e duhura.

Qytetarët shqiptarë janë mësuar më gënjeshtra tuaja, që jeni mësuar me ulje taksash e rritje rrogash, ku matematika e thjeshtë nuk u del.’- u shpreh Ibrahimaj.

 

Fraksion.com