Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor, e enjte 8 shtator 2022

Ky është horoskopi  për ditën e sotme, e enjte 8 shtator 2022. Parashikimi i yjeve se si do të jetë  puna, shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Për shkak të kundërshtimit të Saturnit me Mërkurin, sot do jeni të rrezikshëm vetë dhe do ndërmerrni edhe rreziqe. Nëse keni një lidhje, vetëm ideja që partneri po ju kufizon në shumë gjëra, do ju brengosë dhe mund të shpërtheni. Asnjë moment qetësie nuk keni për të pasur sot. Ju beqarët nuk do tregoheni të kujdesshëm dhe do hidhni hapa që do sjellin pasoja të rënda për të ardhmen. Në punë nuk do arrini dot ku doni për shkak të mospërqëndrimit tuaj dhe do grindeni gjithë kohës me kolegët. Bëni kujdes sepse shefat po ju vrojtojnë nga larg dhe mund të marrin masa. Paratë do jenë të pakta.

Demi

Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme ne mëngjes, por me kalimin e orëve do ndiheni më të qetë. Do keni diskutime më të gjata me partnerin dhe do reflektoni të dyja palët për gabimet e bëra. Ju beqarët, çfarëdo që të bëni, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Në punë do keni një marrëdhënie goxha konfliktuale me kolegët dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë nga objektivat që keni. Aq shumë nuk do i duroni dot ata saqë mund të mendoni edhe për të ndryshuar punën përfundimisht. Financat do jenë goxha më të mira.

Binjakët

Sot ka për të ndodhur një revolucion i vërtetë në jetën tuaj. Priten gjëra pozitive në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më shumë kohë me partnerin, do dashuroheni hapur dhe pa e kufizuar veten e madje mund të merrni edhe disa vendime. Ju beqarët do ju tërheqin mjaft personat e qeshur dhe alegro kështu që do ju ngjiteni pas derisa t’i bëni për vete. Në punë do jeni shumë kreativë, te vendosur, guximtare dhe të pandalshëm. Për ju asgjë nuk do jetë e pamundur. Në planin financiar do jetë Urani ai që do ju udhëheqë dhe do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për çdo problem.

Gaforrja

Disa ngjarje qe do ndodhin sot do ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Do jeni edhe më të vetëdijshëm se jeta është e shkurtër e duhet jetuar plotësisht. Nëse jeni në një lidhje bëni çdo gjë që do mendoni të arsyeshme sepse nesër mund të jetë vonë. Lëreni veten të lirë dhe mos vendosni limite as për veten dhe as për partnerin. Ju beqarët do jeni në kërkim të dashurisë së madhe dhe nuk do ju pëlqejnë shumë mundësitë që do iu shfaqen. Në punë do ju bëhen propozime mjaft interesante që vërtet do kërkojë më shume impenjim, por do ju ndihmojnë për te ecur më përpara. Financat nuk do jenë të këqija.

Luani

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.

Virgjëresha

Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshorja

Planetët sugjerojnë të jeni më të duruar sot dhe më të fshehtë në gjithçka. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin për mrekulli me partnerin. Të dyja palët do jeni kokëfortë dhe të pabindur dhe kjo do krijojë konflikte herë pas here. Po vazhduat kështu gjërat do ju përkeqësohen edhe më tepër. Ju beqarët do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni dhe do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë do jeni disi më të motivuar dhe falë mbështetjes së disa kolegëve të vjetër do jeni më të gatshëm për t’u përballur me sfida më të mëdha. Financat nuk do jenë të shkëlqyera kështu që më mirë hiqni dorë nga disa gjëra qejfi.

Akrepi

Sot do përballeni me një sfidë shumë të madhe, atë të kanalizimit të energjive. Ju të dashuruarit do jeni shumë të qetë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Edhe pse partneri nuk do ju kushtojë rëndësinë e duhur ju nuk do mërziteni , por do tregoheni të duruar. Ju beqarët duhet të ndryshoni skemën e zakonshme të joshjes në mënyrë që të arrini sa më par të bëni për vete një person me vlera. Në punë do vazhdoni projektet e nisura dhe shefat mund t’iu vlerësojnë për përkushtimin. Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta menaxhuar sa më mirë situatën dhe do i mbani të ardhurat nën kontroll.

Shigjetari

Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.

Bricjapi

Vensusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Ujori

Sot Hëna do privilegjojë miqësinë dhe jetën familjare për ju. Do qëndroni më shumë kohë me ta, do argëtoheni dhe do mbusheni me oksigjen. Nëse keni një lidhje partneri juaj do ndërmarrë disa iniciativa për të mirën e lidhjes tuaj dhe ju nuk duhet absolutisht t’ia ndalni hovin. Lëreni atë t’iu udhëheqë dhe nuk do pendoheni. Ju beqarët do njiheni papritur me persona joshës dhe inteligjentë. Nëse pranoni të vazhdoni njohjen keni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në punë do arrini të realizoni gjithçka që keni në mendje dhe do ndiheni të përmbushur. Sektori i financave do marrë bekimin e yjeve.

Peshqit

Nëse tregoheni të matur dhe nuk e teproni me asgjë sot, çdo gjë ka për t’iu ecur mirë. Jeta juaj në çift do jetë e bukur, e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Ndonjë mosmarrëveshje e vogël mund të lindë padiskutim, por do kalojnë brenda pak minutash. Ju beqarëve, edhe sikur t’iu ofrohen të gjitha mundësitë, nuk duhet të filloni angazhime serioze sot. Në punë duhet të diskutoni hapur me eprorët për disa ide që keni ose për disa kërkesa. Mos e ndrydhni veten aspak. Në planin financiar, të gjitha yjet do bëhen bashkë sot dhe do ju mundësojnë një situatë më të mirë.

 

Fraksion.com