AktualitetPolitikëTë fundit

Gjiknuri: Kryetarë dhe bashkëkryetarë marrin trajnimin e nevojshëm për rolin në parti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u shpreh sot se “pas përfundimit me sukses të procesit të ristrukturimit të degëve lokale të Partisë Socialiste dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj ka filluar dje një program i zgjeruar trajnimi”.

“22 kryetarë dhe bashkëkryetar të partisë në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë patën mundësinë të marrin trajnimin e nevojshëm për rolin dhe funksionin e kryetarit të partisë, rolin e strukturave të partisë në fushatë zgjedhore, partinë digjitale dhe aftësitë komunikuese”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh besimplotë se “me këtë skuadër të re drejtuesish do të mund të hapim, zgjerojmë e fuqizojmë Partinë Socialiste, duke garantuar më pas dhe objektivin për fitoren e betejës elektorale të vitit të ardhshëm”.

 

Fraksion.com