Braçe i nxjerr VIDEON Fidel Yllit ku këndon kinezçe: Të organizosh baste e të fitosh para, s’është punë
Deputeti Erion Braçe i është përgjigjur sulmeve të presidentit të KOKSH Fidel Yllit, i cili e sulmoi pak ditë më parë Braçen për çështjen e basteve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan:
“Boll, boll, boll, pra boll!
Boll se kam punë dhe ti s’je puna ime.
Të organizosh baste e të fitosh para, shumë para, nuk është punë.
Ndaj boll se skam kohë për ty”, shkruan Braçe që ka postuar video e mëposhtme.
Kujtojmë që Fidel Ylli dhe Armand Duka, dy persona që kanë hedhur akuza nga më të rëndat ndaj njëri-tjetrit, tani janë bërë bashkë.
Dhe çështja që i ka bashkuar janë bastet.
Janë të vetmit president inticionesh sportive në Europë që pajtohen për shkak të kumarit dhe më e rënda është që e shohin bixhozin si shpëtimin e vetëm të sportit./ tema
Fraksion.com